Partia Socialiste mbledh sot organin e saj më të madh vendimmarrës, Kongresin ku do të vendosen objektivat për garat e ardhshme elektorale. Ky është i koceptuar si një kongres autokritikë përmes 5 paneleve që do të jenë të vendosura në Bulevard.Punimet nisin rreth orës 09:30 ku përgjatë Bulevradit, në dy sheshe, do të jenë 5 panele, ku ministra, deputetë dhe grupe interesi do të diskutojnë për energjinë, politikën e jashtme dhe çështje të tjera.
Ditën e sotme teksa fliste në Kongresin e PS, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi se duhet t’i qepemi torbave prej cope. Kumbaro foli edhe për gjoba për ata që i përdorin pasi ligji për mos-përdorimin e qeseve plastike është miratuar.
Ajo citoi pyetësorët e Këshillimit Kombëtar pasi sipas sondazhit të fundit, 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.“Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur t’i qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.
Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis”, ishte një pjesë e fjalimit të ministres Kumbaro.