“Faj ke ti që e nxjerr shëtitje në kohë të ftohtë, faj ke ti edhe që djersitet fëmija, e ku di ti të kujdesesh mirë për të, ku mësove…”, pra nëna në shoqërinë tonë shpesh bëhet me “faj” sa herë që fëmija sëmuret duke u etiketuar shpesh edhe si e pakujdesshme.
A ka “faj” një nënë nëse fëmija sëmuret shpesh? A mundet një nënë të dojë diçka të tillë për fëmijën e saj? Si pjesë e shoqërisë dhe mbi të gjitha si nënë e dënoj një perceptim të tillë të figurës së nënës!
“Një nga situatat me të cilat jam përballur që në fillimet e punës time si pediatre dhe që vazhdon dhe sot e kësaj dite të jetë prezente në trajtimin e fëmijës së sëmurë, është ak uza që i bëhej nënës kur fëmija i saj sëmurej.
Akuza bëhej si nga nëna e saj po ashtu edhe nga vjehrra, të dyja njëlloj padallim, i tregojnë “se ti e sëmure djalin apo vajzën se nuk di ta mbash. Dhe gati e përjashtojnë nënën në trajtimin e fëmijës. Babai i fëmijës bëhej konfuz, nervozohej dhe shpesh bëhej palë me “të vjetrat” dhe nuk rrinte krah gruas për të ndihmuar fëmijën. Për ta kompletuar situatën, mjeku (jo në të gjitha rastet kuptohet) që viziton fëmijën, me këshillat dhe recetën citonte dhe frazën “ se këto të rejat kështu janë, nuk dëgjojnë”.
Kjo mënyrë e sjelljes së të rriturve kur një fëmijë është sëmurë, ka ardhur koha të merret seriozisht në konsideratë. Fëmijën nuk e ndihmon dot njeri më shumë se sa nëna e tij, pasi vetë fëmija e kërkon prej saj. Gjyshër, baballarë, profesionistë, nëse vërtetë doni të ndihmoni fëmijën, mos i përjashtoni dhe ak uzoni nënën.