Romina Selenica mjekja shqiptare e cila prej 11 vitesh punon në sistemin shëndetësor në Itali, përmes një postimi në “Facebook” ka rrëfyer eksperiencën e saj të tmerrshme gjatë 46 ditëve me Covid-19.
Romina është shprehur se është e lumtur që tani i është rikthyer jetës, që mund të përqafojë lirshëm njerëzit e dashur dhe të takohet me pacientët e saj. Ka kaluar një periudhe më dhimbje të mëdha fizike, psikologjike dhe shpirtërore, por për fakt të mirë, tani ka mundësi të shijojë sërish lirinë.
“Nuk është një ditë e thjeshtë pune, nuk është një e shtunë si çdo tjetër që kam qënë në punë. Është e para e kthimit në rutinën e jetesës time mbas 46 ditësh me Covid-19. Pavarësisht çdo dhimbjeje fizike, psikologjike apo shpirtërore UNË JA DOLA, ti kthehem pacientëve të mi, të përqafoj njerëzit e mi të dashur, të rishijoj të bukurën liri, vetë jetën! Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje mesazheve, shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Me respekt, Dr. Romina Selenica”, shkruan mjekja.