Lajme

Mjeku shqiptar ndërroi jetë nga Covid-19, gruaja e tij flet me lot në sy: Më la amanet vajzën, kurse ajo mendon se është te Zoti babai dhe do i vi prapë!

Mjeku pneumolog, Anibal Byberi e humbi b etejen me virusin në moshën 53-vjeçare, pas shtrimit tek spitali covid2 ne gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndizen qirinj në nderim të policëve që vdiqën nga koronavirusi - Gazeta Shëndeti

Ishte e ftuar në studion e “Shqipëria Live”, bashkëshortja e tij Naile Baliaj, e cila tha se kishin 25 vite bashkë.

“Ishim miq, bashkëshortë dhe kolegë. Ishte ai babaxhani dhe njeriu që nuk i prishte qejfin askujt. 22 vite kemi punuar në Tropojë dhe më pas kemi ardhur në Tiranë. Ditën kur shkoi për në banesën e fundit, pritej që të niste punë”, tha ajo.

E pyetur se cili ishte amaneti i tij i fundit, gruaja tha se vajza 4-vjeçare. Përqafoi gocën e vogël dhe atë më la amanet në momentet e fundit. Por duke qenë mjek ai e kuptoi se si ishte gjendja. Vajza është 4 vjeçe, i kam thënë se babai është te Zoti. Ajo më thotë: ‘Kur një natë ta zërë gjumi Zotin, t’ia marrë babin;, pasi ajo mendon se do të rikthehet sërish. Më duhet të flas me të që ta kuptojë se babai është një engjëll tani dhe e mbron nga lart”, tha Naile.

Bota e muzikës në zi, “shuhet” kompozitori shqiptar - Tirana Today

MË TË LEXUARAT

To Top