src=”https://i.imgur.com/ekX5F3k.jpg” />
Mjeku nga QKUK-ja, Leonard Bytyqi, ka rrëfyer se si është kthyer në Kosovë nga Gjermania, pavarësisht se kishte siguruar kontaktet dhe vizën.
Bytyqi, në Info Magazine të Klan Kosovës, theksoi se nga Klinika e Kardiologjisë janë larguar kardiokirurgët që e kanë themeluar atë, njofton Klankosova.tv.
“Në fakt, kam qenë në Gjermani, kam pasur kontakt në Gjermani, vizën dhe të gjitha, jam kthyer me qëllimin për të kontribuuar për Kosovën”, është shprehur Bytyqi.
“Jam zhgënjyer, por duhet riorganizuar, duhet të rregullohet sistemi, mos me ikë krejt, me të vërtet është urgjencë ikja e mjekëve”, shtoi ai.
“Në klinikën tonë tashmë janë larguar kardiokirurgët që e kanë themeluar Klinikën e Kardiologjisë, kardiokirurgët më eminent janë larguar”.
Bytyqi shtoi se largimet janë për shkak të pakënaqësive në punë.
“Të tjerët ne jemi të gjithë të ri, janë larguar edhe për pakënaqësi të punës, por më shumë për të shkak të mirëqenies të trajtimit të tyre jo-dinjitoz, sidomos jo prej organeve kompetente”.