Lajme

Mjerë shqiptarët/ Rritet çmimi i bukës, jepet paralajmërimi: Do rritet edhe më shumë

Ka disa ditë që në Tiranë buka masive shitet 120 lekë, pro ka dhe furra që e kanë akoma edhe më shumë. ndërkohë sot është rritur ndjeshëm cmimi edhe nëpër rrethe, ku buka masive qoftë e zezë apo e bardhë nga sot kushton 120 lekë, ndërkohë që deri dje ishte 100 lekë.

Për këtë vit kjo është rritja e tretë e çmimit të bukës, ku nga muaji shtator buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Në mesin e muajit mars çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë dhe tani ka arritur shifrat rekord prej 120 lekësh.Kryetari i shoqatës të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, Gëzim Peshkopia, në një intervistë për Monitor, tha se aktualisht në kryeqytet si çmimi i tregtimit të miellit edhe i bukës është në stanjacion.Sipas tij rritja në rrethe po reflekton koston e shtuar të transportit të miellit për shkak të çmimit të lartë të karburantit.

Z. Peshkopia thekson se tendenca është për rritje të çmimit në të gjithë vendin, për shkak të shtrenjtimit të miellit dhe karburantit.Kujtojmë se për produket e shportës, ku përfshihet edhe mielli, qeveria ngriti Bordin e Administrimit për të kontrolluar cmimet. Kryetari i Shoqatës të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave pohon se me funksionimin e këtij mekanizmi shteti ka në dorë vetëm kontrollin e abuzimit të çmimeve, ndërsa e ka të pamundur të frenojë rritjen e çmimit të grurit e ndikuar nga ndalimi i importit në Rusi dhe Ukrainë.

Jo vetëm që buka ka shkuar 120 lekë, por së shpejti në kryeqytet mund të rritet edhe me 20-30 lekë të vjetra, spas Z.Peshkopia. “Në këtë periudhë kur çmimi i miellit dhe lëndëve të tjera ka tendencë rritëse edhe çmimi i bukës do të vijojë të rritet. Rritja e çmimit është e pashmangshme për të gjitha furrat e bukës. Nuk është çudi që çmimi i bukës të arrijë 140 lekë apo deri 150 lekë”. Burimi: Monitor

MË TË LEXUARAT

To Top