Lulzime Faria, modelja shqiptare e cila bul liz ohet për pamjen e saj, një rast i ngjashëm me atë të modeles se Guccit, Armine, ka folur në studion e Shqipëria Live për këtë gjë.
Ajo tha se ndihet rehat me veten dhe se kurrë nuk ka pranuar të ndryshojë asgjë te vetja.
Duke lidhur rastin e saj me atë të Armine, ajo thotë se: “Kompania që unë punoj e ka tipike një pamje si e imja, që për shumë mund të duken e papëlqyeshme.
Edhe për Armine më duket e bukur. Është e veçantë. Unë vetë nuk dua të bëj ndër hyrje. Ajo që më jep avantazh përkundrazi është pikërisht pamja ime fizike. Po mos të bëja ndryshim s’do isha unike. Unë modelingun do e vazhdoj edhe jashtë vendit, në ato hapa jam”, tha ajo.