Lajme

Momente të vështira në Shqipëri/ Covid-19 merr tre jetë dhe 156 raste të reja, qyteti më i prekur është ky

Numrat e infektimeve të reja me koronavirusin Covid-19 vazhdojnë të jenë të larta në vendin tonë.

Mbi 40 vjeç, mosha e të sëmurëve nga koronavirusi në Shqipëri - Exit | Shpjegon Shqipërinë

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 156 raste të reja me koronavirus.

Ndërkaq, 3 pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, të gjithë me sëmundje shoqëruese.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon mbi situatën epidemiologjike në vend.

Sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve, duke kapërcyer edhe numrin e rasteve të reja ditore.

158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, ndërsa 156 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2 në 24 orët e fundit.

Në të gjithe vendin janë kryer 865 testime. Rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19, i përkasin kësaj shpërndarje gjeografike në vend:

101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë.

4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 6 numri i të prekurve – A2 CNN

MË TË LEXUARAT

To Top