Infektime të reja janë shfaqur ditën e sotme në qytetet e Beratit dhe Skraparit.
Një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave ka rezultuar sot “pozitiv” me Covid-19. I infektuari punonte në zyrën e regjistrimit të bizneseve dhe kjo ka bërë që 3 kolegët e zyrës së tij të karantinohen dhe ti nënshtrohen tamponit.
Tampone kanë bërë edhe kontakte e tij të afërta në punë, ndërkohë që Drejtoria e Higjenës ka dezinfektuar të gjitha ambjentet e brendshme të kësaj drejtorie dhe ka mby llur zyrën e regjistrimit të bizneseve, ku rezultoi punonjësi i infektuar.
Edhe në qytetin e Skraparit infektimet me Covid-19 kanë njohur rritje nga dita në ditë. 2 mësues në një shkollë 9-vjeçare dhe një punonjës i Drejtorisë së Ujësjellësit kanë rezultuar të infektuar. Testet e tamponëve të kryer prej tyre kanë mbërritur “pozitiv” mëngjesin e sotëm pranë zyrave të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat.