Tjetër rekord i zi nga Greqia pasi 108 pacientë humbën jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Asnjëherë më parë gjatë pandemisë nuk ishin shënuar mbi 100 vi kti ma në ditë nga COVID-19 por këtë të shtunë Greqia e theu edhe këtë rekord.
Lajmi i mirë është se ka një rënie të shifrave të rasteve të reja, pasi sot janë rreth 2 mijë e 500 më pak se dje.
Gjithsesi problematike mbetet situata në Selanik që sot ka pasur thuajse dyfishin e rasteve në krahasim me Attikën, rajonin kryesor ku gjendet shumica e popullsisë dhe kryeqyteti Athina. Tashmë në Greqi janë të sigurt se skenari bazë dhe më i sigurt është shtyrja e afatit të ”Lock-Down” përtej afatit.