Lajme

Momente të zeza për Shqipërinë: Rritet numri i jetëve të humbura dhe i rasteve të reja me Covid-19

Si asnjëherë më parë në 24 orët e fundit është shënuar një rekord vik timash nga koronavirusi në Shqipëri.

69 raste të reja me koronavirus në Shqipëri | Top Albania Radio

Ditën e sotme 7 pacientë kanë humbur jetën nga sëmundja. Një numër i tillë nuk ishte regjistruar asnjëherë që nga fillimi i pandemisë në mars të këtij viti në vendin tonë. Numri më i lartë i fat alit eteve ka qenë gjashtë brenda 24 orëve, ndërsa rekordi edhe thy er sot duke e thy er në një të martë të zezë.

Rastet ditore janë sërish të larta, 284 në 24 orët e fundit nga 1278 testime që janë bërë në të gjithë vendin. Ndërkohë që gjithashtu është rritur numri i pacientëve në spital, sot ka pasur 5 shtrime më shumë duke e çuar numrin në total të atyre që po marrin mje kim në te Infektivi dhe Sanatoriumi në 285. Të shëruarit sot janë 103.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 285 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur det yrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infe ksionit. “Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infe ksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infe ktuar. Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”.

Raste të reja ditore 284

Të shëruar ne 24 orë 103

Të shtruar në spitale 285

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1278

Rezultoi dy herë negativ nga koronavirusi, 68-vjeçari ndërron jetë gjatë transportimit nga Spitali Infektiv – A2 CNN

MË TË LEXUARAT

To Top