Lajme

Momentet e zeza nuk po ndalen për Shqipërinë/ Covid-19 i merr jetën profesoreshës së njohur shqiptare: E respektonin të gjithë

Pedagogia e Universitetit të Tiranës, Irena Bogdani ka humbur jetën si pasojë e covid-19.

Koronavirusi i merr jetën pedagoges së Ekonomikut/ Emri - Ora News

Në një mesazh ngushëllimi, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, thekson se Bogdani ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët.

“Për profesoreshë Irena Bogdanin në Universitetin e Tiranës ruaj mbresat më të mira nga shumë konferenca shkencore ku kemi marrë pjesë së bashku. Ajo ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët.

Shumë e pikëlluar për humbjen e saj të parakohshme nga virusi i pabesë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithë të afërmit e saj. U prehsh në paqe profesoreshë Irena!”, shkruan ministrja.

Ishte infektuar me COVID, ndërron jetë pedagogia e Ekonomikut - Vizion Plus

 

MË TË LEXUARAT

To Top