Rozë

Momenti kur Koço Devole zbuloi si bëri për të qarë Elvana Gjatën (VIDEO)

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktori i madh i humorit, Koço Devole. Ai ka qenë në intubim, i shtruar në Spitalin e Infektivit.

Fillimisht aktori i njohur u shtura në spital pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, por pasi tamponi i radhës i doli negativ, Devole u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leucemia.

Koço Devole ka qenë një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Ndërkohë në këtë shkrim do të kujtojmë një intervistë të Koço Devoles në emisionin “E Diell” me Edi Manushin. Gjatë intervistës 30-minutëshe, Devole zbuloi disa të fshehta që askush nuk i dinte më herët. Ai nuk la pa përmendur edhe rolin e tij në filmin “2 gisht mjaftë”, ku shfaqet si babai i këngëtares së njohur, Elvana Gjata.

I pyetur nga gazetari Ervin Kurti, mbi skenën më të vështirë që kanë hasur gjatë xhirimeve, Koço u përgjigj se ka qenë e qara e Elvana Gjatës, teksa u nda nga partneri Vini, (në film rol i interpretuar nga Ermal Mamaqi). Mirëpo për ta bërë për të qarë Elvanën, Koço thotë se ndezi një cigare dhe nisi të shfrynte në drejtim të fytyrës së saj, derisa i rrodhën lotët.

“Ajo ka qenë një skenë e vështirë sepse ajo mezi qante. Ajo thoshte s’më dalin lotët. Gjetëm cigare dhe i them Ermalit, ndiz cigaren, e ndezëm të dy dhe i frymë në sy. I dolën lotët dhe hyri skena më në fund”, u shpreh Koço.

MË TË LEXUARAT

To Top