Trekëndëshi i shoqërisë mes Monika Lubonjës, Sabianit dhe Ilir Shaqirit e cila u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte Donald Veshajn.
Kjo gjë e ka prekur shumë këngëtarin, i cili i ka dalë në mbrojtje gjithmonë balerinit. Ai e konsideroi aktoren si “tradhtare” dhe se po bënte lojë vetëm për të arritur në finale.
Monika ka treguar disa ditë më parë se raporti midis saj dhe Sabianit mbetet i njëjtë dhe se i ka bërë bllok.
ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ku zbuloi se ishte ai i cili i ka bërë bllok i pari aktores. Monika është shprehur se fjalët e Sabianit ishin si një ‘bomb ë’ për të ndërsa ky i fundit tregoi se ajo është ndjerë në faj dhe për këtë arsye deklarata e tij iu është dukur ashtu.
Biseda:
Sabiani: Monika bllokun e ka pasur prej meje që dy muaj përpara, nuk e ka marrë tani. E kam dhënë unë mesazhin për vëllain tim dhe e mori bll okun aty. Që të hapim ato debatet apo situatat nuk ia vlejnë.
Në nisjen e spektaklit “Big Brother VIP2”, është zbuluar se kësaj herë do të marrë pjesë vajza e këngëtarit, Keisi Medini.
Artisti ka treguar se nuk është kundër këtij vendimi dhe se dëshiron që ajo ta provojë veten në këtë eksperiencë. I pyetur sesi do të reagonte nëse vajza e tij do të dashurohej me dikë brenda shtëpisë, Sabiani tregoi se ka besim dhe se do ta mbështëste Keisin nëse ajo do të bëj zgjedhjen e duhur.