Lajme

Monika Kryemadhi nuk i lë gjuhës fre fare: Aq herë sa ma ka kujtuar Rama sot, nuk më ka thënë Ilir Meta të dua në jetë

Menjëherë pas mbylljes së fjalës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, kryetarja e LSI zgjodhi një konferencë për shtyp për t’iu përgjigjur kreut të qeverisë.

Rama po tallej, reagon fuqishëm Monika Kryemadhi, poston videon me mesazhin e fortë - Fast News Albania

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi përsëriti vullnetin e LSI për të mos patur një koalicion me PS, para ose pas zgjedhjeve, ndërsa shtoi se, sa më shumë të su lmo jë LSI-në aq më shumë I shtohen votat kësaj të fundit.

“LSI vazhdon të ndihet në prëgjegjësinë e asaj for ce politike që në 2010 i dha shqiptarëve liberalizimin e vizave. Ti kujtoj Ramës dhe shpurës së tij se çfarë deklaronte për të penguar liberalizimin e vizave. “Mos i liberalizoni vizat se do ikin 1 milion shqiptarë”.

Gjatë kohës që qeveriste me LSI numri i largimeve ishte më i vogël. Ndërsa kur mori tepsinë e kusinë vetë largimet ishin në stratosferë”, u shpreh Kryemadhi.

Sa i përket një koalicioni të mundshëm me PS, Kryemadhi deklaroi:

“Mospranimin e LSI për të vazhduar një mandat të dytë me Ramës është një nga vendimet më të mira të LSI ka marrë. Kjo do të ndante njëherë e përgjithmonë zullumin që Rama ka bërë.

Dua të falenderoj mbështetësit e LSI të cilët i kanë kallur datën Edi Ramës sa i gjithë fjalimi i tij ishte për lsi dhe monikën, spo them për ilir metën se ai ia kthen vetë përgjigjen“.

Në fund nuk mungoi edhe një batutë e kryetares së LSI: “Sa herë ma ka përsëritur Rama sot emrin, Ilir Meta nuk më ka thënë të dua”.

Monika Kryemadhi nga Konventa e LSI: Rama e ka braktisur PS-në. Hapim dyert për të

MË TË LEXUARAT

To Top