Kur dy personazhe përdorin të njëjtën veshje në daljet e tyre publike me siguri gjëja e parë që na shkon ndër mend është “kujt i shkon më shumë”?
Xing-un e radhës e bëri Monika Lubonja me Arjola Demirin. Në Big Brother Vip, Monika kishte veshur të njëjtin fustan që Arjola kishte 2 vite më parë në “Shiko kush luan”.
Në ngjyrë lejla, me rrudha në dekolte dhe me gurë te pjesa e krahut, si Monika, ashtu dhe Arjola shkëlqenin. Fustan fantastik, për aq kohë sa na tërhoqi vëmendjen dhe pas dy vitesh! Të dyja vajzat u eliminuan nga BBV një javë para finales.
Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, Fifi ka patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën. Ato kanë shpenzuar shumë kohë bashkë, kanë ndarë rrëfime e lojëra duke krijuar një lidhje shumë të ngushtë.
Kështu, pak javë më parë Fifi është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të surprizuar Monikën. Mes lotësh, të dyja shkëmbyen përqafime dhe fjalë të ëmbla.
Madje, Fifi i premtoi se kur të dilte do kalonin disa ditë bashkë dhe do flinin te shtëpia e njëra-tjetrës. Mbrëmjen e djeshme kur Monika doli nga “Big Brother VIP” të gjithë po prisnin çfarë do ndodhte me Fifin.
Madje pati nga ata që thanë se artistja nuk e mbajti premtimin. Por jo. Fifi ka qenë pranë Monikës dhe ka postuar në Instagram një foto me të dhe të bijën. Ndërkohë Olti Curri ka publikuar një bisedë me Fifin ku e pyet ku ka fjetur Monika dhe Fifi i thotë te shtëpia e saj sepse nuk e ka lënë Tea.