Rozë

Monika Lubonja kërkon ta puthë në buzë, Donaldi është i detyruar të thotë vetëm PO

Sot në “Big Brother VIP” ka qenë dita e dënimeve dhe Donaldi është dë nuar t’i përgjigjet çdo gjëje “Po”. Pjesë nga biseda:

Monika: Unë dua të të puth

Donald: Si të më puthësh?

Monika: Të të puth more

Donald: Po, okej mirë

Monika: E pra tani përgatitu për puthjen time

Monika: Po do të puth në buzë

Donald: Në buzë ë? Uau Monika

Nderkohe Donaldi sot ka luajtur dhe me Beniaden, e cila eshte rrezuar keq. Ajo e lagu me ujë aktorin e humorit, ndërsa ky i fundit kur po e tërhiqte, modelja u rrëzua në pllaka.

Fatmirësisht nuk ka lëndime të rënda, edhe pse duket sikur përplaset me kokë. Beniada qëllon me shuplakë Donaldin, ndërkohë që pasi bie në tokë të dy shpërthejnë në të qeshura.

“Çfarë bën moj budalle, çohu se le nam, o Zeno o motër”, thotë me humor Donaldi.

Ndërkohë që Beniada pranon se është vrarë goxha. “U tërbova”, thotë ajo, duke nënkuptuar që është dërrmuar.

“Ikim bëjmë një ezhe koke 10 minuta te spitali”, shprehet më tej Donaldi me humor.

FOTO/ Sherret në 'Big Brother' janë lojë? Monika dhe Donaldi dikur ishin  'një çift' - Priza.al

MË TË LEXUARAT

To Top