Një parashutë me dedikim për Monika Lubonjën fluturoi mbi shtëpinë e “Big Brother Vip”. Banorët menjëherë nisën diskutimet se kush mund ta ketë dërguar mesazhin. Disa thanë se është vetë piloti ai që i ka bërë shkrimin aktores, duke iu referuar këtu kërkesave të saj, për të sjellë meshkuj të bukur në shtëpi.
Donaldi tha me shaka se parashuta po lëvizte shumë pranë tokës dhe drejtuesi i saj po e bënte qëllimisht. Donaldi: E pe çfarë ngjyre i kishte sytë”
Monika: U emocionova.
Donaldi: A do të shkoje në një fluturim me të? Ku doje të të çonte
Monika: Ku të donte ai, në çdo cep të hapësirës. Në ajër, atje ku është liria… Artistja u emocionua sapo pa surprizën dhe menjëherë kërceu nga kolltuku drejt oborrit. Ajo tha se i pëlqeu shprehja dhe këtë dhuratë do ta mbajë mend gjatë.