Rozë

Monika nuk pranon të flasë më me të / Iliri: Kjo pritej se unë jam njeri i keq!

Banorët kanë ftohur sjelljen dhe komunikimin mes tyre. Debatet, konfliktet dhe strategjia e lojës duket se ka lënë gjurmë në sjelljen e tyre.

Gjatë spektaklit të sotëm ata u përpoqën të tregonin arsyen e kësaj rrethane. Monika ka sqaruar se me Ilirin nuk ka asnjë arsye që të jenë miq për aq kohë sa ai e ka ofenduar.

‘’Nuk kam pse të flas me të, ai me sjelljen e tij më ka fyer dhe ofenduar. Nuk mendoj se e kam merituar’’,- tha ajo. Nga ana tjetër Iliri replikoi duke shtuar: Nuk besoj se Monika mund të presë gjë tjetër nga një njeri i ligë dhe i poshtër si unë. Kështu më ka quajtur Monika dhe këtë sjellje duhet të presë.

MË TË LEXUARAT

To Top