Fasada e ndërtesës më të lartë në botë është ndriçuar, por jo si zakonisht me drita. Por me blu dhe me mesazhin “It’s a boy” duke zbuluar kështu gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë së shpejti.
Blogger-ët e Youtube, Anas e Asala Marëah, e kanë çuar në një nivel tjetër zbulimin e gjinisë së bebes në pritje, sepse zgjodhën fasadën e ndriçuar të ndërtesës më të lartë në botë, drita shkruar me blu në të ‘It’s a boy!’ (Është djalë).
Në të gjithë gjatësinë e Burj Khalifa në Dubai, e cila është 828 metër e lartë, çifti zbuloi gjininë e fëmijës.
Prenotimi i ndërtesës si reklamë do të kishte kushtuar rreth 80 000 dollarë, por nuk dihet nëse ky ishte një event i sponsorizuar.
Pamjet e momentit të pazakontë, çifti Marëah i postoi në kanalin e YouTube, kur dy prindërit shiheshin duke pritur me emocion ndriçimin e kullës 828-metra të lartë.
Marëah tha se kjo zgjedhje ishte me qëllimin për të bërë diçka unike: “Ne dëshironim të bënim diçka unike që të mbahej mend”.