Rozë

Morena Taraku e lidhur me këngëtarin e njohur turk/ Flet ai: Tek ajo kam gjetur dashurinë





Këngëtarja Morena Taraku është vënë në fokus të mediave rozë të Turqisë, kjo për faktin se po aludohet një lidhje e re e saj me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini.

In anticipation of sweetness, Morena Taraku speaks for the first time about her pregnancy

Sipas lajmeve, Taraku 28 vjeçe dhe Mardini, 43 vjeç janë fqinjë në një lagje të shtrenjtë në Stamboll ku thuhet se ka nisur lidhja e tyre prej kohësh.

Mardini ka qenë i martuar për më shumë se 10 vite me Fatos Yelller dhe në muajin mars të këtij viti është ndarë.

Ai është gjithashtu baba i dy fëmijëve, lidhja mes këngëtares shqiptare dhe këngëtarit turk u zbulua pas festës së ditëlindjes së Mardinit, e cila thuhet se është organizua nga Morena.

“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena, jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, shkruhet se u ka thënë Berdan miqve të tij të ngushtë.

Nga ana tjetër, Morena vazhdon ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private, duke e mbajtur larg mediave rozë.

Morena Taraku: Jam vajzë e lindur dhe e rritur në një familje intelektuale - Ballkani.info





MË TË LEXUARAT

To Top