Balerina e njohur shqiptare, Kaludia Pepa ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj një foto me të cilën ka treguar se si e ka kaluar ditën duke u relaksuar.
E rrethuar nga trëndafila të kuq, Klaudia ka pozuar në vaskë, teksa krah fotos ka shkruar: “Pas një dite të bukur është koha për një banjë relaksuese me petale. A jeni kuriozë të dini kush e organizoi këtë surprizë të bukur? Mirë, për momentin nuk do ju tregoj asgjë”.
Me këto fjalë Klaudia ka nga cmuar jo pak imagjinatën e ndjekësve të cilët mund të mendojnë se kjo surprizë ka ardhur nga një njeri shumë i dashur për të, për shkak se ajo është e rrethuar dhe nga shumë trendafila të kuq.
Megjithatë deri në momentin që vetë Pepa do të zgjedhë të ndajë më shumë detaje, të gjithëve do u duhet vetëm të aludojnë, duke mos zbuluar asnjë detaj më tepër.