Si shumica sot, ju ndoshta flini me celularin pranë në shtrat ose në komonë ngjitur.
Një raport i Bankës së Amerikës për vitin 2015, zbuloi se 71% e njerëzve flenë me ose afër telefonave të tyre.
Shpesh flitet për dëmet që sjell kjo gjë: zbehja e trurit me valë radiofonike apo dëmtime të ndryshme të shëndetit.
Në nëntor të vitit 2018, Programi Kombëtar i Toksikologjisë, nga qeveria amerikane, përfundoi një studim 10-vjeçar, $30 milionë mbi efektet shëndetësore të ekspozimit ndaj rrezatimit celular. Në thelb, shkencëtarët e qeverisë, eksperimentuan me minjtë, duke i ekspozuar ata në nivele të ndryshme të rrezatimit të radiofrekuencës (RFR), për gjatësi të ndryshme kohore dhe më pas ata panë se çfarë do të ndodhte.
“Studimet tona treguan se prania e rrezatimit në pajisjet e telekomunikacionit, mund të prodhojë efekte të pafavorshme biologjike”, thotë John Bucher, një prej autorëve të studimit dhe një shkencëtar i vjetër në Institutin Kombëtar të Shëndetit.