Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se bom barduesi amerikan B-52 do të fluturojë sot në qiejt e 30 shteteve aleate të NATO, përfshirë edhe Shqipërinë.
Ajo thotë se pamje spektakulare do të shfaqen në qiell,pamje të cilat nuk duhen humbur.
“Sot, bom barduesi i Shteteve të Bashkuara B-52 fluturon mbi qiejt e 30 Aleatëve të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë. Nëse nuk keni parë kurrë një B-52, atëherë kjo është një pamje për t’u parë!”.
Avionët nga 30 Aleatët e NATO-s pritet të fluturojnë përkrah b ombarduesve amerikanë: Belgjika, Bullgaria, Kanada, Kroacia, Republika Czecheke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Spanja , Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Që nga viti 2018, SHBA ka realizuar më shumë se 200 lloje Task Force Bo mberi me Aleatët dhe partnerët. Kohët e fundit, kjo përfshinte fluturime B-1B Lancer mbi rajonet Nordike, Balltike dhe Detit të Zi në maj, si dhe një fluturim të policisë ajrore të Maqedonisë Veriore, anëtari më i ri i NATO-s.