Të premten e 29 prillit do të nisë emisioni i shumëpritur i Romeo dhe Donald Veshaj në ekranin e Top Channel, “Më lër të flas”, duke nisur nga kjo javë dhe në vazhdim në orën 21:00, pra në prime time.Është përfolur gjerë e gjatë mbi të ftuarin e parë në program.
Mediat kanë dyshuar e kanë aluduar mbi mundësinë që në të parin program të jetë e ftuar Bora, por jo kjo gjë nuk do të ndodhë.Por, mesa duket, i ftuari i parë do jetë Mozzik. Kjo është lënë të kuptohet nga postimet e tyre ku Donaldi dhe reperi shfaqen me maska.
Kujtojmë se binjakët dhe reperi Mozzik bashkë me vëllanë e tij, Getinjo, kanë një marrëdhënie shumë ngushtë mes tyre.Edhe në të kaluarën, Donaldi dhe Romeo një pjesë të programit e kanë xhiruar/realizuar me skeçe në terren, prandaj besohet që edhe kjo është pjesë e xhirimeve të episodit të parë i cili ende, nuk ka një promo të nxjerrë.
Ajo që dihet me siguri është që ky emision do të jetë spektakël më vete, ku nuk do të mungojnë lojërat, argëtimet, muzika live, të ftuar specialë, e shumë e shumë gjëra të tjera.Kujtojmë se përvec emisionit të tyre, binjakët Veshaj i janë futur seriozisht muzikës aps daljes së Donaldit nga BBV. Vetëm pak ditë më parë ata publikuan bashkëpunimin “Picaso” me Elgit Dodën që u prit mjaft mirë nga publik.