Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme, nga e marta deri të shtunën.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek.
Mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.