Leximi

Ylli Merja tregon këshilla se cilat çajra janë më efektiv se ilaçet: Mos shkoni te mjeku

Mjeku popullor ka sjellë këshilla tepër të vlefshme për çajrat dhe bimët që ndihmojnë në sëmundje të ndryshme që prekin fëmijët. Ai tregoi për disa nga sëmundjet që preken më shpesh fëmijët dhe kurimin që vjen prej bimëve medicinale. Në moshë të vogël fëmijët vuajnë zakonisht nga fryerjet e barkut dhe zorrëve dhe sipas tij zgjidhjen për këtë prindërit mund ta gjejnë tek kamomili, mednra dhe shtogu:

“Le të marrim fryrjen e barkut dhe të zorrëve, asgjë tjetër më shpejtë se mendra e butë nuk e qetëson. Le të marrim ato gazra që mbeten në zorrë, kamomili ose mendra e butë, ia hedhim në gjelë fëmijëv dhe ajo zgjidh një problematikë shumë të madhe, ngërçet e barkut të fëmijëve. Ju them nënave psh. kokrrat e arrave kanë një fletë brenda që ndan ato thelpinjtë e tyre, ne e kemi provuar me shumë sukses qoftë tek fëmiëjt qëkanë fryrje barku, ngërce zorrësh por edhe që kanë një kollë të vazhdueshme. Përdorimi i petave të arrës , i gjetheve të dellit, i luleve të blirit , i aguliceve që është me të vërtetë një perl shqiptare, unë them që janë bimë të rëndëisishme për pastrimin e kollës, mushkërive” këshilloi ai.

Ndërsa theksoi në një intervistë në “Rreze Dielli” se shurupin që krijohet përmes frutit të shtogut i cili është një antiviral që ndihmon kurimin e bajameve.

“Inflamacioni i bajameve në disa zona e qetësonin duke përdorur shurupin e frutit të shtogut. Ky është një antiviral dhe antibakterial i mrekullueshëm. Krahas kësaj, nëqoftëse kemi të bëjmë edhe me fryrje barku dhe me temperaturë dhe djersitje me vështirësi, unë këshilloj lulen e shtogut i cili është një produkt i mrekullueshëm” tha ai.

Për fëmijët që vuajnë nga djegia urinare solli në vëmendje kurën me çajin e fierit të gurit:

Ka shumë fëmijë që krijojnë oksalate të kalciumit, kanë djegie të urinës dhe medikamenti bimorë është një çaj me fierin e gurit , fëmijëve jo vetëm që u qetëson kollën por pastron gjithë sistemin urinar të tij me dy deri në tre filxhana kafe në ditë kur është I vogël ose deri në tre filxhana kur fëmija është më shumë se 5 vjeç.

MË TË LEXUARAT

To Top