Një ngrohje e menjëhershme e stratosferës së Arktikut ka shkaktuar cop ëtimin e vorbullës së acartë polare duke e shtyrë këtë acar drejt kontinentit amerikan. Kjo valë arktike ka zbritur termometrin minimal në vlera nga -20 deri në -48°C. Përtej vlerave historike shumë të ulëta, reshjet e dendura të dëborës dhe stuhitë e forta të erës me shpejtësi mbi 70 km/h kanë pushtuar shumë zona të Amerikës dhe Kanadasë.
Një tablo krejt e kundërt e forcave të natyrës, është vendosur në Europë. Rreth 80% e kontinentit europian paraqitet mjaft ngrohtë në këto ditë të fundit të vitit 2022. Për Europën, moti i butë nuk përfundon me ndërrimin e viteve, pjesa më e madhe e kontinentit do të qëndrojë në kushtet e një vjeshte të vonuar dhe temperaturave relativisht të larta edhe javën e parë të vitit 2023. Po çfarë do të sjellë janari në të dyja kontinentet?
Ky acar do të qëndrojë larg pjesës më të madhe të Europës në 10-ditorin e parë të 2023, me gjithë përpjekjet e rrymave të ftohta që do të tentojnë verilindjen e Europës që në javën e parë të janarit 2023.
Nga ana tjetër, copëtimi i vorbullës arktike sjell gjithmonë një çrregullim të paktën 1-mujor të motit në hemisferën veriore; në shumicën e rasteve dalja e kësaj vorbulle të acartë jashtë zonës polare sjell mot shumë të ftohtë gjatë gjithë stinës së dimrit.