Lajme

Motër e vëlla humbën jetën nga Covid-19 brenda pak orësh, rrëqethin me dedikimet: Ikje e parakoshme, përse o Zot?

Koronavirusi i mori jetën mësueses së muzikës nga Prrenjasi, Irena Bajlozi. Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira ka qenë nxënëse e Irena Bajlozit dhe e mban mend si intelektualen me zemër të madhe që jetën ia dedikoi edukimit të brezave.

“E tronditur nga ikja e parakohshme, e mësueses sime të muzikës, Irena Bajlozi! Askush nga ne se mendonte se ky dreq Covid-i, do të merrte nga ne vajzën nga Prrenjasi, intelektualen, artisten me zemër të madhe..!

Një jetë të tërë iu përkushtove edukimit të brezave, në Rrajcë, në Prrenjas dhe kudo në zonën tonë! Ke kaluar kaq shumë nxënës në duart e tua! Të qoftë dheu i lehtë, mësuesja ime e dashur! U prehsh në paqen e amëshueshme të Perëndisë..!”, shkroi Rira.

Ishte Kujtim Cami që bëri të ditur se Irena, një nga këngëtaret më të mira të qytetit u largua në mënyrë të parakohshme se nuk ia doli dot me betejën ndaj Covidit.

MË TË LEXUARAT

To Top