Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në shumë zona të vendit, Pol icia R rugore deklaron se ‘ka shtuar prezencën e shër bimeve në të gjitha akset rrugore dhe ap elon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë’.
Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.
Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, ata të bicikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast reshjesh të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, që të mos rrez ikojnë jetën e tyre.
Gjithashtu një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këm bësorët që te ntojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi për shkak të shiut dhe të errësisrës, rre ziku është i madh për t’u përfshirë në ak sident rrugor.