Edhe gjatë javës që vjen, moti në Shqipëri do të jetë me reshje shiu, vranësira dhe në fundjavë edhe me reshje dëbore në male.
Sipas Shërbimit meteorologjik Ushtarak, e hëna do të jetë me shi, reshje që do të rikthehen të enjten me rrebeshe dhe dëborë në male. Po vijmë kështu drejt një jave tjetër.
Reshjet e shiut e të dëborës në zonat malore do të jenë prezente përkohësisht gjatë ditës së hënë. Përmirësimi i motit do të vijë në mesjavë kur do të mbizotërojnë orët me vranësira e diell.
Ditën e enjte kalimi i një fronti do të sjellë vranësira të dendura dhe reshje shiu, shtrëngata si dhe dëbore në majat e maleve në verilindje.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi mesatare ndërsa gjatë ditës së enjte edhe e vrullshme përgjatë bregdetit. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë.