Mbrëmjen e djeshme Kiara Tito kishte një avantazh duke qenë se është lider e shtëpisë. Vëllai i Madh i tregoi një klip me disa lajme të shkruara për të, ku përfshiheshin edhe reagime nga dy ish-banoret Kejvina dhe Efi, mikesha e saj Klea Huta dhe motra e Oltës, Gerta Gixhari.
“Efi del kundër Kiarës: I erdhi inat se humbi lojën”, ishte një lajm. “Kejvina hedh kunja për Kiarën pasi u bë lidere”, shkruhej në lajmin tjetër. “Kejvina ironizon Kiarës: Fiks si dashuria e pastër që ka për Luizin”, ishte një tjetër titull.
“Motra e Olta Gixharit rendit arsyet pse lidhja Kiara-Luiz nuk do të funksiononte jashtë BBV”, ishte lajmi që pa Kiara për Gerta Gixharin.
“Kritika për dhëndrin, Klea Huta flet si shoqja e Kiara Titos”, ishte një tjetër lajm që Kiara pa për mikeshën e saj.
Këto lajme i ka komentuar edhe Luizi teksa po bisedonte me banorët pas përfundimit të spektaklit. Këngëtari u shpreh se vajzat nuk e kanë llogaritur se kur të dalë nga BB VIP, do e japë edhe ai ndonjë koment me sarkazëm dhe humor.
“Lidhur me këto, Kejvina, Efi, Klea Huta, motra e Gixharit, nuk kanë llogaritur diçka. Unë me portalet nuk merrem ku rrë, me lajm portali. Tani, këto të katërta nuk kanë llogaritur diçka, që a do dal herët a vonë prej kësaj shtëpie. E do e jap edhe unë një koment, po koment alla Luizi që e kam me sarkazëm, me humor. Nuk e kanë menduar këtë”, tha Luizi.
Kiara i tha që të mos fliste më, pasi ishte mërzitje e momentit dhe tani ka kaluar.