Rozë

Motrat Mustafa kanë një jetë në skenë, duke kënduar dhe tregojnë sekretin e rrallë: Ne nuk jemi zënë dhe grindur…

Sot në studion e Rudinës në Tv Klan kanë qenë për herë të pare të ftuara dy motrat Mustafa. Ato janë ndër këngëtaret më të njohura e të komentuara të muzikës popullore në të gjithë trevat shqipfolëse.

Find Motrat Mustafa's songs, tracks, and other music | Last.fm

Safete e Sahide Mustafa vijnë nga një fshat me vlera për muzikën popullore, Mushtishti, nje fshat i Therandës. Ato ndryshe quhen dhe Bilbilat e Mushtishtit.

Në familjen e tyre janë 8 motra dhe që të gjitha këndojnë, por dy më të njohurat kanë kënduar shumë vite më parë, ndërsa 6 të tjerat kanë filluar të angazhohen vitet e fundit.

Rudina Magjistari: Ka pasur ndonjë xhelozi mes jush?

Safete Mustafa: Jo nuk ka pasur xhelozidhe tek ne ka qenë ky suksesi. Nuk kemi pasur rivalitet mes nesh. Nuk e kemi parë se cila dëgjohet më shumë por e kemi parë më të arsyeshme të dalë një këngë e mirë.

Rudina Magjistari: Jeni zënë ndonjëherë me njëra-tjetrën?

Sahide Mustafa: Për gjëra të vogla, për rrobat ndoshta. Kështu jemi dashur shumë sepse jemi rritur në një ambient vetëm me femra dhe femrat sjellin gjithmonë dashuri. Jemi rritur me shumë dashuri dhe sot edhe të tjerët befasohen me ne sa të lidhura jemi me njëra-tjetrën.

Motrat Mustafa kanë treguar se në fillim kur nisën të merreshin me muzikë babai i tyre nuk ishte dakort sepse dëshironte që primaren ta kishin shkollimin, por me kalimin e kohës ai e pranoi këtë gjë dhe tani ndihet krenar për vajzat e tij.

Motrat Mustafa

Motrat Mustafa Net Worth - How Much Does Motrat Mustafa Make? | Popnable

MË TË LEXUARAT

To Top