Leximi

Mrekulli! 74 vjeçari dhe gruaja e tij 54 vjeçare nga Lezha bëhen prindër pas shumë vitesh

Franko dhe Marjana, përkatësisht 78 dhe 58 vjeç janë prindër të Endersonit 4-vjecar. Nëna e tij dëgjoi në moshën 54 vjeçare për herë të parë të rrahurat e zemrës së një bebi brenda saj. Endri është fryt jo vetëm I një historie dashurie të pazakontë, por edhe një shtatzënie krejtësisht natyral, jo fort të zakontë për moshën e prindërve.

“Mos pafsha femër pa u bërë nënë se është gjëja me e shtrenjtë. Kam bërë mure, shtëpi, s’ka vlerë asgjë. Para Endrit asgjë në botë s’ka vlerë.”, shprehet Marjana.

Shumë kush nëpër rrugë i ngatërron për gjyshërit e Endersonit, pasi nuk është fort e zakontë të bëhen prindër në moshën e tyre. Por mrekullite ndodhin… “Shumë njerëz na thonë nipi i vajzës apo djalit. Jo! Se kemi fshehur kurrë!”, tregon Marjana mes emocionesh.

Franko dhe Marjana kanë një histori dashurie të trishtë, por me fund të lumtur. Ata u njohën në punë e ndonësë me 20 vite diference nga njeri tjetri, ndjenjat nuk mund t’i komandonin. Franko për rrethana të jetës u martua dhe krijoi familjen e tij, por edhe pse kaluan vite zemra e ktheu përsëri në dashurinë e tij të vjetër.

“Reagimi nëpër shokë nuk ishte i mirë, por s’më ka bërë pershtypje. Për familjen më ka ardhur keq. Për gruan…se ishte një nënë e mirë e kalamajve, por jeta paska të vetat.”, rrëfen Franko. Pas ndarjes së Frankos dhe ribashkimit të çiftit, të dy emigruan drejt Italisë dhe fëmijët e Frankos ishin për Marjanën njejtë sikur t’i kishte femijët e saj. Por erdhi një moment në jetë që instikti I memësisë u rebelua brenda saj…

“Ishim një ditë duke parë televizor. Ishin dy artiste qe kishin lindur njera në moshën 54-56 vjeçare dhe mua më ranë lotë… Më sheh Franko në sy e më tha se ke thene kurrë që doje një fëmijë.”, tregon Marjana. Por, për Frankon jeta nuk kishte ardhur aspak e lehte dhe për të ishte e vështirë të vendoste.

“Une jam babi i 4 fëmijëve, 3 djem e një vajzë. Vajza nuk rron…Në kohë të afërt ndërroi jetë edhe nusja e djalit 22 vjeç nga korenti…dhmibje e madhe se kisha kollaj me vendos për fëmijë tjetër….Por Marjana ishte e parealizuar pa një femijë. Ishte dëshirë e madhe e imja. Me realizimin e këtij fëmije ne nuk kemi më problem në jetë. Ky me ka rinuar edhe mua, është një fëmijë që e dua shumë.”

Rrugëtimi nga lajmi i shtatzënise e deri në lindjen e Endersonit nuk ishte aspak i lehtë për dy prindërit e’ rinj’. Shtatzënia për Marjanën ishte e mbarë, por kontrollet nga shteti Italian ishin të shumta, kjo për shkak të moshës së çifitit që po sillte në jetë një fëmijë.

“Për moshën që kishim na u vu pas asistenca sociale. I merrnin firmat Frankos. Pas 3-4 herësh nuk kanë ardhur më sepse kanë parë përkushtimin tonë.”, rrëfen nëna e Endersonit. Muajt kaluan shpejt dhe Endersoni erdhi në jetë per të marrëdashuri pa kushte nga dy prindër që mezi prisnin të njihnin fytyrën e tij. Prej moshës që ka, babi Franko e di se Endersoni do të rritet i shëndetshëm e i sigurt pranë nënës së tij.

“Unë s’kam asnjë ëndërr se unë e lë shpejt. Por nuk është peng I imi sepse kam besim te Marjana. Është edhe nënë edhe babë.” “I sugjeroj çdo lloj femre që dëshiron të bëhët nënë, asnjëhere nuk ëhtë vonë… “

MË TË LEXUARAT

To Top