Një dëshmi ngjethëse vjen nga një prej të mbijetuarve të tërmetit 7 ballë në Izmir të Turqisë.
Zeki Soysa rrëfeu se u detyrua të hidhej nga banesa, teksa lëkundjet e forta nisën ta shembnin atë.
“U hodha jashtë në sekondën e fundit, e më pas pallati ra. Ishte një grua e moshuar në godinë, por e shpëtuam, arriti të dilte. Në godinën ngjitur me timen vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë jashtë njerëzit”, u shpreh Soysa.
Ndërkohë për CNN-in turk ka folur edhe kryebashkiaku, Tunc Soyer, i cili ka thënë se vetëm në Izmir janë shembur 20 godina.