Lajme

Mrekullia ndodh! Pas 23 orësh nën rrënojat e tërmetit 7 ballë nxirren të gjallë nëna dhe tre fëmijët

Shpresa se nën rrënoja mund të ketë ende të mbijetuar i shtyn ekipet e shpë timit në Turqi të mos e ndalojnë punën.

Tërmeti në Izmir, të paktën 12 jetë të humbura dhe 419 të plagosur

Në këto orë dramatike për qytetin e Izmirit, të go ditur përpara dy ditësh nga një t ërmet i magnitudës 6.6 sipas mediave vendase, dhe 7 sipas shtypit amerikan, deri tani nxjerrë të gjallë më shumë se 100 persona.

Shifrën e pohoi vetë presidenti Rexhep Tajip Erdogan. Nëntë janë zonat ku po përqendrohen kërkimet. Deri tani, të zhdukurit llogaritet të jenë 180.

Në një ndërtesë të shtunën, punonjësit e shpëtimit i fokusuan përpjekjet e tyre tek nxjerrja e pesë pjesëtarëve të një familjeje. Pasi arritën të hapin një lloj tuneli mes gë rmadhave, ata mundën të flisnin me 38 vjecaren Seher Perincek, e cila kishte mbetur e bllokuar së bashku me dy binjakë 11 vjec, djalin 7 vjecar dhe vajzën 3 vjece.

23 orë pas tërmetit, Perincek u nxor së bashku me tre prej fëmijëve të saj; tjetri po kërkohet ende. Një video që qarkulloi në rrjete tregonte një punonjëse femër shpëtimi duke qetësuar një 16 vjecare të nge cur nën rrënoja. Duke qarë, vajza iu lute t`i shtrën gonte dorën se kishte frik e, dhe punonjësja i thotë se do ta nxjerrin prej andej.

Izmiri goditet nga një tërmet 6,6 ballësh, objekte të shembura dhe viktima

MË TË LEXUARAT

To Top