Lajme

Mund të jetë President i Shqipërisë? Ky është emri që po përflitet, profesor i njohur

Kryeministri Edi Rama prezantoi një ushtarak të lartë si emrin e Presidentit të ri të Republikës.Shefi i shtabit të përgjithshëm Bajram Begaj mund të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të jetë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare. Bajram Begaj është profesor i asociuar i mjekësisë.

Ai është martuar me Armanda Begaj dhe së bashku kanë dy fëmijë.Ky propozim ishte surprizë, pasi në listën e kandidaturave të mundshme më favoritët ishin Majlinda Bregu dhe Ardian Dvorani.Rama tha se do të takohet me të sonte. “Pastaj do ta votojmë, pastaj do të punojmë së bashku, në atë pjesë që përcakton kushtetuta e Shqipërisë. Është një nga profilet më të larta të një shtetit”, tha Rama për mediet, pas mbledhjes së kryesisë së PS-së.

Burime për media bëjnë me dije se Begaj ka pranuar propozimin nga PS-ja për President të Republikës së Shqipërisë. Rama pak më parë tha se do e telefonoj Begajn dhe se do të zhvillojë me të një takim sonte.“Do ta telefonoj dhe do të kem një takim sonte me të nëse është në qytet. Ne do të zgjedhim presidentin ne seancën e ardhshme me mandatin që na kanë dhënë shqiptarët për të udhëhequr”, tha Rama.

MË TË LEXUARAT

To Top