Zv.kryeministrja Iryna Vereshchuk ka njoftuar se Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për evakuimin e civilëve nga zonat e vijës së parë të l uftës përmes 2 korridoreve.
“Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për dy ‘korridore humanitare’ për të evakuuar civilët nga zonat e vijës së parë të dielën.
Duke përfshirë lejimin e njerëzve të largohen me makinë private nga qyteti jugor i Mariupolit”, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.