Prej ditësh, ish-konkurretja e Përputhen Shqipe Hysenaj pretendonte se Tea, e cila doli nga emisioni ‘e përputhur’ me Andin, në realitet është e lidhur me Beartin.
Vetëm pak ditë më parë, Shqipja publikoi një foto ku shihej që Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn us htarak, teksa theksonte se bluza është e Beartit dhe citonte që ata dikur kanë qenë çift.
Nuk mjaftoi vetëm kaq, por Shqipja postoi edhe një foto tjetër, ku Tea dhe Bearti shihen dorë për dore duke ecur së bashku në mes të dëborës. Por ditën e sotme, një nga opinionistët e ‘Përputhen Prime’, Meridian Ramçaj, ka publikuar dy foto, ku dallohen dy persona duke u puthur dhe mendohet të jetë Tea me Beartin.
Dhe vërtetë janë ata të dy, pasi Meridiani ka publikuar një foto, ku shihen saktësisht se janë Tea dhe Bearti. “Faleminderit ata që na besuan në opinion! Opinionisti kryesor mund të dijë më shumë por dhe ne nuk mbetem pas me dy puntata njohje të kuptojmë të vertetën. Pushime të mbara.”