Rozë

”Na la mukajeti pa martuar”/ Prezantuesja e njohur i jep fund beqarisë: Mbajta mbiemrin tim!

Moderatorja e njohur Fiori Dardha ka treguar se pavarësisht se ka më shumë se një dekadë me partnerin e saj, madje është nëna e një djali ajo ende nuk është kurorëzuar në martesë.

‘Mukajeti na la pa martuar’/ Fiori Dardha dhe bashkëshorti i saj celebrojnë dashurinë e tyre në martesë

Ditën e sotme dyshja kanë celebruar dashurinë e tyre duke u martuar ligjërisht në 50-vjetorin e bashkëshortit të saj, 5 vite pasi realizuan edhe dasmen.

Ndër të tjera ajo ka treguar se “mukajeti i ka lënë pa martuar” duke theksuar gjithashtu se nuk e ka marrë mbiemrin e bashkëshortit.

“Dasmë PO! Fëmijë PO! Celebrim?! Mukajeti na kishte lënë pa u martuar ligjërisht…

5 vite pas dasmës, mbrëmë, në 50 vjetorin e bashkëshortit, vendosëm të jemi bashkë edhe në certifikatën familjare.

“Tashmë, jemi edhe ligjërisht burrë e grua! P.S: vendosa të mbaja mbiemrin tim”, shkroi ajo krahas videos me bashkëshortin dhe të birin.

Fiori Dardha në përqafimin më të ngrohtë në botë - Revista Who

MË TË LEXUARAT

To Top