Lajme

”Na ndihmoni mbylleni atë kanal”/ Ukraina kërkon ndihmë nga Turqia kundër Rusisë

Ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar, kërkoi ndihmë nga Turqia përmes kërkesës për mbylljen e Ngushticës së Dardaneleve pas futjes së trupave ruse në Ukrainë.

Ukraina i kërkon ndihmë Turqisë, ambasadori: Mbyllni ngushticën e....

“Po i bëj thirrje administratës turke, ndihmojeni Ukrainën. Ne e kërkojmë mbylljen e Dardaneleve. Duam që të vendosen sanksione ndaj palës ruse. E kërkojmë konfiskimin e aksioneve të rusëve këtu”, shkroi ambasadori Bodnar në llogarinë e ambasadës ukrainase në Twitter.

Sipas Konventës së Montreux-it të vitit 1936, Turqia, anëtare e NATO-s, e ka kontrollin e Ngushticave të Bosforit dhe të Dardaneleve, që e lidhin Detin e Zi me Detin Mesdhe. Ky pakt ia jep Turqisë autoritetin për ta rregulluar kalimin “transit” të lu ftanijeve dhe për t’i mbyllur këto ngushtica për l uft anijet e huaja në kohë lu fte dhe kur është e kër cënuar.

Putin dhe Erdogan diskutojnë për "zonën e sigurisë" në Siri

MË TË LEXUARAT

To Top