Lajme

”Na rritën me idenë se burri ka të drejtë”/ Margarita Xhepa jep mesazhin e madh për gratë shqiptare: Mos heshtin

Aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa ka sjellë në skenën e Festivalit të 61 në Radio Televizion Shqiptar një monolog emocionues dhe mjaft të ndjerë kushtuar grave.

Ajo bëri një interpretim mjaft emocionues në skenë për t’i dhënë zë të gjitha grave që kërkojnë mbështetje për t’u ringritur sërish.

“Me dhi mbje kam lexuar diku se 1 në 3 gra dh unohet fizikisht. Dhu nohet apo vri tet nga dora e një burri që dikur i ka thënë ‘të dashuroj’. Grua nuk është faji yt, guxo dhe kundërshto, gjithmonë kundërshto”, tha aktorja e mirënjohur.

Ajo ka zgjedhur të tregojë në skenë një histori të vërtetë të një bashkëmoshatareje të saj.“Jam këtu për të treguar historinë e dh imbshme të një bashkëkohëseje, emrin nuk ka më rëndësi. Mbiemri, tërë jetën kam mbajtur mbiemrin e tij dhe timin e harrova fare, mosha e ikjes 83 vjeçe.

Po motivi, doja të ikja në azil të pushoja e qetë këto ditë që kanë mbetur. Jemi rritur me idenë se burri ka gjithmonë të drejtë, më martuan me një pë rbindësh dhe nuk e kuptova asnjëherë.

MË TË LEXUARAT

To Top