Naftëtarët e Ballshit janë sot në ditën e dytë të grevës së urisë. Ata janë duke qëndruar përballë rafinerisë dhe kërkesat e tyre janë të qarta.
Naftëtarët kërkojnë marrjen e rrogave të 2 viteve që kanë punuar dhe rikthimin në punë. Deri më tani askush nuk ka reaguar për ta.
Kujtojmë se disa ditë më parë, naftëtarët protestuan në Tiranë, përballë ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës, por më kot. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk merren masa, greva e urisë do të vazhdojë shumë gjatë, deri në vet ëfl ijim.