Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka humbur njëriun e tij të shtrenjtë, të atin.
CNA.al mëson se Sulejman Bushati është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Sulejman Hamza Bushati, ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë. Më pas ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, ndërsa ka punuar në drejtorinë ebujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991.
Bushatlinjtë janë ndër fiset më të mëdha në Shkodër. Kjo familje feudale me origjinë shqiptare, njihet mjaft në Shkodër që në shekullin e XV, për traditën e saj të sundimit e ndikimit në qytet e krahinë.