Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka folur së fundmi për çështjen e shamisë në shkolla.
Në një konferencë për media, ajo tha se kjo fushatë që është ngritur nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme.
“Sa i përket çështjes së Udhëzimit administrativ, është fol shumë kohët e fundit për Udhëzimin administrativ për shaminë, dua të bëj të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim administrativ për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di.
E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohën e të fundit, nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme”, tha ajo.
Nagavci tutje shtoi që është përcaktuar qartë karakteri i shtetit të Kosovës dhe i institucioneve publike.
“Udhëzimi Administrativ të cilit i kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta.
Është vërtetë që ky Udhëzim Administrativ ka disa çështje ligjore, sepse preambula të cilës i referohet d.m.th nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MAShTI-t.
Por, e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai Udhëzim të mbetet në fuqi, ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik”, u shpreh Nagavci.
Kjo duket se nuk i ka pëlqyer reperit Gold AG, i cili ka bërë një reagim përmes një postimi të shpërndarë në Facebook.
“Shami në shkolla kysmet po, a ti në pushtet më kurrë hiç.
Ua për shaminë do të në vijë 1+1 gratis.
Mbani në mend”, ka theksuar artisti nga Presheva.
I njëjti duhet theksuar se është praktikues i fesë islame.