Tre vite më parë bëri bujë në media lajmi i ndarjes së Bora Zemanit dhe Vin Velit.
Çifti për një kohë të gjatë vendosën të mos prononcoheshin në media për ndarjen e tyre, ndërsa tani nuk e kanë aspak problem të flasin për njëri-tjetrin.
Si rrallëherë, Vini ka folur për Borën në një komunikim me “Live from Tirana”, ku u pyet nga gazetaret lidhur me temën:
A duhet të jemi miq me ish-at?
Ai u shpreh se kur një lidhje nuk funksionon, nuk do të thotë që duhet ta u rresh ish-partnerin/ partneren. Gjërat ndryshojnë nëse lidhja ka pasur tra dhti.
“Për sa kohë ke një fëmijë, sigurisht që do mbash miqësi. Por edhe një çift që janë ndarë dhe nuk kanë fëmijë pse duhet të urr ehen? Kur nuk ka funksionuar, thjesht nuk ka funksionuar. Ah, kur ka pasur tra dhëti pastaj, varet…Edhe arsyeja e ndarjes ndikon shumë. Nuk mund të jesh i ftohtë, kur në një lidhje ka patur tra dhëti. Unë jam shumë mendjehapur, nuk mbaj mëri ose hatërmbetje. Toleranca dhe mirëkuptimi janë shumë të rëndësishme në një marrëdhënie”, u shpreh Vini.