Lajme

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit/ Rrëqeth me fjalët Jozefina Topalli: Shpresova se do ia dilte edhe këtë herë

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani, në moshën 56-vjeçare.

Në një mesazh në Facebook, Topalli thekson se Nishani ka një histori të veçantë njerëzore dhe politike, ndërsa kujton edhe një takim me të shumë vite më parë.

Topalli shprehet se është takuar me Nishanin, para se ai të bënte një operacion të vështirë dhe ku askush nuk e dinte si do të shkonte.

Mesazhi i Jozefina Topallit:

Lamtumire President Nishani!

Bujar Nishani ka një histori të veçantë njerëzore dhe politike. Pak njerëz në politikë kanë patur aq poste të rëndësishme dhe të kenë dalur nga to me respekt e dinjitet.

Edhe në jetën personale ka kaluar sfida jo te vogla duke u përballur me jetën.

Kujtoj ,shumë vite më parë, kur u takuam para se të bënte një operacion të veshtire. Askush nuk e dinte si do shkonte. Operacioni ishte tepër delikat, por ai edhe në atë situate fliste me qetësi dhe vetëkontroll.

Shpresova se do ia dilte edhe kësaj here.

Me pikëllim të madh shpreh ngushëllimet më të thella për Odetën, fëmijët e familjen e tij më të gjerë, për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij!

Bujar Nishani i ka bërë nder familjes, vendit dhe Partisë Demokratike!

Pushofsh në paqe mik!

MË TË LEXUARAT

To Top