Më 28 maj u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare ish-presidenti, Bujar Nishani në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën, kjo e fundit ka reaguar pak orë më parë përmes një postimi në Instastory.
Fiona ka postuar një foto nga fëmijëria, ku shfaqet në shpatullat e të atit, një moment ky i paharrueshëm për të. “Ende nuk mbushem me frymë”, ka shkruar Fiona përmbi foto tepër e prekur.