Reshat Arbana (1940-). Aktor. Lindi ne Tirane, me 15 shtator.
Kreu shkollen e larte per aktor “Aleksander Moisiu”*, ne vitin 1965. Punoi si regjisor ne “Radio Tirana”, 1965- 1973, ndersa nga 1974 deri me 1992 ka qene aktor ne Teatrin Popullor*. Nga viti 1992 e ne vijim aktivizohet ne projekte te ndryshme teatrore, apo filma si aktor i lire ne interpretimin e disa roleve.
R. Arbana eshte aktor i planit dra matik; karakterizohet nga nje loje qe gersheton castet e qeta, rrefimtare e te shtrira me ato shper thyese, te ngjeshura dhe emocionale; ka nje ze te plote e kumbues, here-here ne tone epike. Me lojen e tij ka sjelle nje galeri tipash, qe ndryshojne sipas kohes, vendit, shtresimeve sociale, ngarkeses se tyre psikologjike dhe temperamentit.
Ne vitin 1974, interpretoi rolin e Selimit ne dramen Familja e peshkatarit e Sulejman Pitarkes*, ku paraqiti nje njeri kokeforte, te bindur e te pakth yeshem ne rrugen e bjerrjes se tij politike e morale. Nje vit me vone i dha trajte ekspr esive personazhit te veshtire e kontradiktor prej fshatari te vafer, hallexhi, por laki mtar, Pilo Shpiragut ne dramatizimin e romanit Lumi i vdekur i Jakov Xoxes prej Kudret Velces*.
Me se shumti, R. Arbana eshte dalluar si mish erues i personazheve qe vijne nga shtresat popullore, punetore, fshatare babaxhane e ironike (p.sh. xha Demit te drama Komunistet e R. Pulahes*, (1981), apo edhe nenpunes, protagoniste e antagoniste; rreket te zbuloje tek ata cilesi njerezore te “fshehura”, qe shfaqen befasisht ne castin e konfliktit, duke depertuar ne peshtjellimet e brendshme te tyre.
Parapelqen nje tonim pergjithesisht te “ashper” te zerit dhe te sjelljes, ashtu sikunder, ne caste pendese, reflektimi a pervuajtje behet i thyeshem, i bute, me spikama e rrafshe psikologjike, sikurse eshte vene re kjo ne role te tilla, si Delo Sinani te drama Perball vetes. Pas nje heshtjeje prej disa viteve ne skenen e Teatrit Kombetar*, ne vitin 2004, ai erdhi serish me rolin e Profesorit ne dramen Streha e te harruare te R. Pulahes*, ku rishfaqi ndjeshmerine, fuqine dhe gjeresine e tij te njohur aktoriale.
Kater vjet me vone, me 2008, luajti me nje cilesi te larte aktoriale rolin e Babait ne dramen Fishkellim ne erresire te Tom Murphy-t, me te cilin theksoi vrazhdesine dhe metodat e dh unshme te edukimit te femijeve, e arritur kjo saje nje pershtatje te gjetur mire prej njeriu te s erte, kokefo rte primitive dhe jotolerant, vec jo aq te dhena permes britmave, ngritjes se tonit, gjesteve te vr azhda, se sa me logjiken e fjales, qe perligj vete dhunen si te tille.
Ne vitin 1985, interpretoi Adnan Kodren te filmi hije qe mbeten pas, kurse ne vitin 1986 u nderua me Medaljonin e Festivalit VII me rolin e kryetarit te Keshillit te filmi Kur hapen dyert e jetes, nepermjet te cilit paraqiti procesin e veshtire te reflektimit dhe te pendeses se nje pushtetari vendor, fillimisht autoritar dhe i vrazhde. Fitoi cmimin “Aleksander Moisiu”, me rolin e inxhinier Emilit te filmi televisiv Rikonstruksioni, 1988.
Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve. Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”