Lajme

Ndërron jetë pedagogu Llambro Filo, u infektua me koronavirus

Pedagogu dhe historiani i njohur, Llambro Filo ka humbur j etën në moshën 78-vjeçare nga Koronavirusi. Ai ishte i shtruar që prej disa ditësh te Infektivi dhe fatkeqësisht nuk ka mundur ta fitojë betejën me këtë sëmundje.

Lajmin e ka bërë të ditur kolegia e tij, pedagogia Valentina Duka me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veteranë, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët. Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, ka shkruar ajo.

Që prej vitit 1972, Llambro Filo ka qenë pedagog si dhe zv.Dekan në Fakultetit e Historisë dhe Filologjisë. Ai është autor i shumë librave mbi sistemet e qeverisjes, teoritë dhe platformat ideore e politike.

Burimi: “Abc News”

MË TË LEXUARAT

To Top